Koronavirusi është bërë shqetësim i madh në të gjithë botën, dhe SHBA nuk ngelet pas. Reperi shqiptar Gashi jeton në Nju Jork dhe ka postuar në Instagram një bisedë me të atin. Ky i fundit është shqetësuar pasi edhe në SHBA janë shënuar të vdekur nga virusi vdekjeprurës.
Këngëtari nga Kosova i shqetësuar i thotë të atit se Koronavirusi ka infektuar një person në Nju Jork, vendi ku jeton edhe ai.
Ndërsa i ati tallet duke i thënë se: “Koronavirusi nuk është për shqiptarët”. Kaq ka mjaftuar që postimi i Gashit të dyndet nga komentet e tipit: “Një gotë raki në ditë e mban virusin larg”, apo “tipike shqiptare”.

