Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shqiptarët e diasporës bëhen “aktiv”, letër Komisionerit për Zgjerim Varhelyi për situatën në Shqipëri

16:46 / March 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse jashtë vendit, gjithnjë e më shumë shqiptarët e diasporës po tregohen aktivë edhe në politikë. Sëfundmi, dy emra të njohës, Florian Haçkaj, menaxher komercial i kibernetikës në rang botëror si dhe Besa Sharrah i janë drejtuar me një letër zyrës së komisionerit për zgjerim, Z. Varhelyi, duke shprehur shqetësimin se në Shqipëri ka tentativa të instalimit të diktaturës në Shqpëri duke kontrolluar fjalën e lirë nëpërmjet dënimeve ligjore për të gjithë ata që shprehen kundër regjimit, përmes ERT si dhe përmes fshirjes së postimeve nëpërmjet Acromax GmbH.   “Sigurisht që me këtë shkrim ne nuk zgjidhëm problemin, por ia dolëm të sjellim këtë problem në vëmendje e të rrisim presionin mbi qeverinë. Kjo përgjigje duhet të inkurajojë çdo shqiptar, të ngrijë zërin në instancat e duhura e të mos bie pre e teorisë shpresëvrasëse “hë mo mo se nuk kemi gjë në dorë”, shkruan aktivisti i njohur Florian Haçkaj.

Ndaj këtij shqetësimi ka reaguar edhe vetë zyra e komisionerit për zgjerim, Varhelyi. “BE i jep përparësinë më të lartë lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave. Përpjekjet e autoriteteve kombëtare për sa i përket mbrojtjes efektive të aktorëve të mediave dhe përcjellja e shpejtë gjyqësore për çështjet që përfshijnë gazetarët janë të rëndësishme për të minimizuar rreziqet e tilla dhe për të siguruar një media të shëndetshme, të fortë dhe pluralizmin në media.  Dëshirojmë t’ju sigurojmë se ne do të vazhdojmë të angazhohemi me autoritetet kompetente në Shqipëri për këto çështje të rëndësishme  në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në këtë kontekst, ne kemi marrë parasysh informacionin që ju sollët në vëmendjen tonë. Sa i përket konkretisht ligjit që synon rregullimin e mediave online, gjatë procesit të hartimit Komisioni u kërkoi autoriteteve që të marrin parasysh rekomandimet e Këshillit të Evropës për të siguruar përputhjen me standardet evropiane në fushën e lirisë së shprehjes. Tani presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe dhe vazhdojmë të inkurajojmë autoritetet që të adresojnë shqetësimet e organizatave të mediave dhe të komunitetit ndërkombëtar. Unë gjithashtu dëshiroj t’ju informoj se BE gjithashtu ofron ndihmë financiare për shoqatat e gazetrëve dhe median publike në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen që dy aktivistët shqiptarë kanë marrë direkt nga zyra e komisionerit për zgjerim, Varhelyi.

88426606 10157227501203020 4331052773702369280 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.