Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si lidhet grupi i gjakut me sëmundjet e caktuara

19:10 / March 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Për vite me rradhë shkencëtarët kanë qenë skeptikë ndaj idesë se grupi i gjakut mund të ndikojë fort në predispozitën  e sëmundjeve të caktuara.

Megjithatë, shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se grupi i gjakut na bën më të predispozuar ndaj një sëmundjeje të caktuar.

Për më tepër, është pikërisht grupi i gjakut që mund të luajë rol mbrojtës ndaj tyre.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë arritën në këtë konkluzion pasi analizuan të dhënat e mbi 20,000 pacientëve.

Studimi i cili do të publikohet së shpejti në revistën Lancet ka nxjerrë në pah fakte shumë interesante.

Për shembull, njerëzit që në organizmin e tyre kanë genin specific Adamts7 janë më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Nga ana tjetër, njerëzit me grup gjaku 0 që kanë në organizëm genin e lartpërmendur nuk përballen aspak me këtë rrezik.

Grupet e Gjakut Të Njeriut Dhe Sëmundjet

Grupi i gjakut të njeriut përcaktohet nga genet e trashëguara prej prindërve.

Gjaku i njeriut kategorizohet në grupet A, B, AB dhe O.

Sipas informacioneve të AgroËeb.org, të dhënat e Kryqit të Kuq në Shqipëri tregojnë se 40.1% përqind e popullësisë në vend ka grup gjaku 0.

36.7% e popullësisë ka grup gjaku A, 17.1% me grup B dhe 6.1 përqind me grup AB.

Ajo që bën dallimin në secilin prej grupimeve është një substance e quajtur antigen.

Kjo substancë  shërben edhe si sistem për mbrojtjen e imunitetit.

Çdo grup gjaku ka pikat e veta më të forta kundër sëmundjeve të caktuara por edhe dobësi të mëdha.

Ekspertët suedezë kanë analizuar të dhënat e mbi një milionë njerëzve.

Ata kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me grup gjaku A mund të jenë më të brishtë ndaj sëmundjeve gastrike.

Ndërkohë ata me grup gjaku 0 mund të jenë më të prirur të preken nga ulçera peptike.

Gratë me grup gjaku 0  kanë një numër të ulët dhe cilësi të dobët të vezëve, gjë që ndikon në gjasat e një shtatzanie.

Një studim tjetër i universitetit të Harvardit , të cilit i referohet AgroËeb.org, zbuloi se gratë që kanë një grup gjaku B apo AB janë më të rrezikuara nga problemet me vezoret.

Burrat me grup gjaku 0 janë më të prirur të shtojnë në peshë dhe të jenë obezë.

Sëmundjet e Zemrës

Një studim i universitetit të Vermontit ka zbuluar se njerëzit që nuk kanë grup gjaku 0 janë 60-80 përqind më të rrezikuar nga tromboza.

Grupet e gjakut, A, B dhe AB janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se grupi 0.

Problemet Me Kujtesën

Studimet e lartpërmendura kanë zbuluar se njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të prirur të vuajnë nga problemet me kujtesën dhe të menduarit.

Një gjë e tillë mund të nxisë shfaqjen e sklerozës.

AgroËeb.org ju rikujton se për sëmundjet e caktuara ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë genetikë, mjedisorë apo personal.

Grupet e gjakut janë ende nën vëzhgimin e studiuesve për sa i përket lidhjes së tyre me sëmundje të caktuara./AgroËeb.org

grupi i gjakut sëmundjet e caktuara tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.