Presidenti Ilir Meta ka dalë me një tjetër reagim ku paralajmëron se si kryetar i shtetit do jetë i pari që do luftojë me atë që ai e quan ‘Grusht Shteti’.
Reagimi i Metës
Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin