Policia e Shtetit ka nisur një operacion në zonën e Mamurrasit dhe Laçit për të goditur aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.
Mësohet se në aksion janë të përfshira edhe efektivët e Policisë së Lezhës dhe të Kurbinit. Operacioni i policisë sapo ka nisur dhe pritet që të arrestojë apo shoqërojë të gjithë individët që ushtrojnë aktivitete të ndaluara.