Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Na prezanto një shoqe”, Erjona Rusi rrëfen historinë e veçantë të njohjes me bashkëshortin, telefonata që i ndryshoi jetën

23:06 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edmondi Zalla ka treguar se i ka kërkuar atij që t’i prezantojë një shoqe dhe pikërisht ajo shoqe ishte gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi.

Erjona Rusi bashkë me bashkëshortin e saj Edmond Zalla kanë dhënë intervistën e tyre të parë duke folur rreth historisë së tyre të dashurisë. Të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar historinë e veçantë sesi të dy ata janë njohur nga shoku i tyre i përbashkët.

Edmondi ka treguar se i ka kërkuar atij që t’i prezantojë një shoqe dhe pikërisht ajo shoqe ishte gazetarja dhe moderatorja e njohur Erjona Rusi.

“Ka qenë viti 2001 dhe unë sa isha kthyer nga Gjermania, pasi isha në Gjermani për 2 vjet pasi punoja në një fondacion amerikan. Takoj një mikun tim shumë të ngushtë dhe pas 2-3 muajsh në Shqipëri siç e kemi ne çunat, i them atij a do dalim më ndonjë vajzë, a njeh njeri, të pimë një kafe. Ky shoklu im mori 2 vajza në telefon, asnjënjëra nuk doli. Çuditërisht mori Erjonën dhe tha ‘po mo dal unë”,-është shprehur Edmond Zalla ndërkohë që në studio u shkaktuan të qeshura, por edhe u ndërpre nga Erjona Rusi për të dhënë versionin e saj pasi nuk ishte dakord me të.

“Për një telefonatë mund të ishte ndryshuar komplet historia e jetës time dhe e këtij bashkë. Ai mori vajzën e tij të parë, shoqen e tij, ajo nuk u përgjigj. Mori shoqen e dytë dhe ajo i kishte thënë që kishte një punë. Dhe unë isha personi i tretë që mori në telefon. Në fakt unë nuk doja të dilja sepse isha me provime. Ai insistoi shumë dhe në fakt ishte ditë e shtunë. Dhe unë kisha gjithë javën e mbyllur duke mësuar dhe realisht mezi po prisja të dilja pak. Dola dhe ai më tha që ‘shiko, unë nuk jam vetëm, por jam me një shokun tim’. Unë nuk e mora sikur do më prezantonte një shok për të më “pleksur” me të”,- ka treguar Erjona Rusi.

Pra, vetëm nga një telefonatë ka ndryshuar historia e jetës së tyre, një histori dashurie ku numërojnë plot 18 vite bashkë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.