Presidenti Hashim Thaçi ka garantuar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të ketë asnjë cënim të territorit të saj.
Deklarata erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së një prej gazetarëve në konferencën e tij për mediat për raportimin mbi takimet në Uashington, se a do të ishte i gatshëm ai të jepte territor në këmbim të anëtarësimit në OKB.
Thaçi: Nëse mendon se Kosova do të ndryshojë qëndrimin e Rusisë jam spektik. Por i besoj këtij procesi dhe marrëveshja eventuale në Uashingon do të jetë pa u cënuar territori i Kosovës.
Ai mohoi çdo lloj kompromisi në kurriz të vendit për ti shpëtuar Gjykatës Speciale.
Thaçi: Nuk jam intervistuar as në Kosovë, as Vjenë.
Sa i takon rolit që do të ketë ai në dialogun me Serbinë, në një kohë që kryeministri Kurti ka deklaruar se do ta udhëheqë ai dialogun Thaçi tha:
Thaçi: Roli im do jetë ai që ka qenë si President. Do punoj me liderët politikë që të kemi kordinim institucional. Të jemi sa më të bashkuar që marrëveshja të kaloj në Parlament.
Thaçi foli edhe për marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në Munih, duke thënë se personat që kanë firmosur kanë pasur autoritet të plotë, ndryshe nga çfarë pretendon kryeministri Kurti.
Thaçi: I kam mbështetur marrëveshjet për linjën ajrore, autostradën dhe hekurudhat. Ka qenë qasje e drejtë e Grenell për zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja është negociuar nga përfaqësuesit e Infrastrukturës në dijeni dhe mbështetjen e Ministrit dhe kryeministrit Haradinaj. Zyrtarët që kanë nënshkruar marrëveshjen kanë pasur autoritet të plotë kushtetues dhe politik. Po në Rambuje, Vjenë dhe kemi fituar, në Bruksel. Marrëveshja e 2013 ka rikthyer veriun në Kosovë dhe ka shpërndarë strukturat paralele të rrezikshme të Serbisë.