Një lajm shumë i bukur vjen nga këngëtarja me famë botërore Katy Perry. Ajo është shtatzënë për herë të parë.
Ka qenë vet Katy që ka bërë të ditur lajmin duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikor “Never worn white” që e publikoi këtë të enjte.
Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.
Katy konfirmoi lajmet në Twitter vetëm disa minuta pas premierës botërore ndërsa shkruante: “O Zot jam aq e lumtur saqë nuk e fsheh dot më, ose të mbaj një çantë të madhe para”.
Pothuajse një orë pas premierës së videos, Perry hyri në Instagramin e saj për të folur ekskluzivisht për shtatzëninë.
Këngëtarja zbuloi se fëmija i saj me Bloom do të lindë në muajt e verës.
“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni,” tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.
Kur u pyet për ndjenjat e saj që do të bëhet një nënë, Perry u shpreh se e pret me padurim, si dhe se ndjen një lehtësim të jashtëzakonshëm që mundi të ndajë të rejat mbi jetën e saj me botën.