Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hajdari: Pazarxhijntë e politikës luajnë ping-pong me fatin tonë, duhet t’i largojmë

11:30 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdari1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja Rudina Hajdari ka kritikuar ashpër klasën politike, duke i etiketuar ata si pazarxhinj të vjetër që punojnë vetëm për interesa të tyre.

Hajdari në fjalën e saj, u shpreh se sa herë vendi është në prag të integrimit europian, ky grup politikanësh orkestrojnë krizën e radhës, për të mbajtur peng këtë proces.

“Pazarxhijntë e politikës sonë orkestrojnë krizën e radhës. Duke na turpëruar para partnerëve ndërkombëtarë. Luajnë ping pong me fatin tonë, që të mbrojnë interesat e tyre personale, që të mbrojnë veten e tyre.

Nëse duam të kuptojmë cfarë duam nga integrimi, duhet t’i drejtohemi të rinjve. Ata duan punësim shpresë mirëqënie, por kjo nuk po ndodh. Nuk mund të ndodhë nëse nuk bashkohemi për të ndëshkuar krimin politik, korrupsionin, të ndëshkojmë këta njerëz që mbajnë peng integrimin. Duhet të kërkojmë largimin e tyre dhe t’i hapim rrugë vetes. Ajo që po bën sot politika i tejkalon përmasat e një krimi kombëtar.

Ata e dinë mirë që reformat prekin interesat e tyre, personale, financiare. Reformat madhore, trondit këta politika, këto makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve.

Jam munduar të jem e angazhuar me të gjitha palët. për të ndërtuar bazat e shëndosha të një shoqërie me baza të shëndosha. Është një proces madhor për rininë, për vendin. Pritshmëritë e shqiptarëve sot janë shumë të larta, ne duhet të jemi më të përgjegjshëm ndaj tyre. Kupa po mbushet, shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës kjo sjellje, ndaj përgjegjësitë tona duhet të jenë më të larta. Duhet t’i kthehjmë shpresën të rinjve. Është detyra jonë të largojmë pazarxhinjtë e politikës. Sepse në të kundërt këta do na sulmojnë, por ne nuk dorëzohemi, do luftojmë për një Shqipërinë më pranë Evropës.” u shpreh Hajdari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.