Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikoll Lesi: Më 16 shkurt do ndodhë diçka e madhe. Pritet skenar venezuelian

18:36 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nikoll Lesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Lidhur me protestën e 16 shkurtit, Nikoll Lesi mendon se do të ndodhë e njëjta gjë, si në Venezuelë.

“Në Venezuelë opozita u ngrit në një protestë madhore kundër Presidentit të zgjedhur Nicolas Maduro. Dhe e rrëzoi me forcën e njerëzve të revoltuar nga qeverisja e tij e dhunshme, korruptive dhe antipopullore. Juan Guaido u vendos si President të përkohshëm të vendit, pas rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Nicolas Maduro, drejtuesi venezuelian, iku dhe në vend të tij Presidenti Donald Trump njohu mënjëherë udhëheqësin, Juan Guaido, si “president” të Venezulës, ndonëse pa zgjedhje me vota. Pra tashmë ai, pas një proteste kundër Presidentit, është i njohur nga SHBA dhe sot nga kryeministri Rama.

Pra kur protesta është masive, e vendosur, që përballet dhëmbë me një pushtet të korruptuar e të dhunshëm, jep një pushtet të ri.

Në Shqipëri, me 16 shkurt, Opozita e Bashkuar ka thirrur protestën e saj, e cila sikurse thonë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, do të jetë shumë e madhe në numër, aq sa do të detyrojë kryeministrin Rama të pranojë qeveri tjetër, e cila ta çojë vendin në zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë.

Mësohet se me 16 shkurt, do të flasë edhe vetë Sali Berisha para turmës qindra mijë vetave, të cilët do jenë nga Kryeministria, Sheshi “Nenë Tereza” dhe deri te Sheshi “Skërnderbej” të thonë në selinë blu. Fakti që vetë Berisha do të ngjitet në podium tregon shumë për qeverinë. Berisha nuk ka folur në asnjë miting apo protestë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së.

Ish-lideri i PD-së do të flasë pasi të kenë folur Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

Diçka e madhe po përgatitet me 16 shkurt. Edhe vetë në PS e ndjejnë, edhe ish-ministrat socialistë e deputetë të PS-së, flasin se “po vjen fundi i qeverisjes”. Edhe vetë Edi Rama e di, ndaj po punon për skemën B, e cila parashikon zgjedhje lokale dhe parlamentare në një ditë, me 30 qershor ose mund të shtyhen për në tetor 2019.

Ai nuk don që të iki si kryeministër, por Opozita do ta detyrojë, sipas skemës së Venezuelës.

Po vjen 16 Shkurti”, paralajmëron Lesi, që para çdo proteste shkruan se do rrëzohet Rama, ndërkohë që ne presim ende që kjo të ndodhë.

Ky i duhet, mbase këtë radhë Lesit i del parashikimi./Tema/

nikoll skenar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.