Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kërcënimi: A mundet Ilir Meta të futet fizikisht në Parlament?

19:20 / March 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta në manifestimin e 2 marsit që ai e cilësoi si “Besëlidhje” përveç denoncimeve, akuzave dhe deklaratave kundërvënëse që hodhi ndaj mazhorancës, lëshoi edhe një ultimatum të drejtëpërdrejtë për qeverinë.

Ai tha para qytetarëve se nëse mazhoranca nuk e merrte seriozisht dekretin e firmosur prej tij për kthimin e Ligjit “Për Betimin e Antarëve të Gjykatës Kushtetuese” atëherë ai “kërcënonte” se do të futej në Parlament dhe do ta firmoste aty dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Por a mundet në fakt presidenti i Republikës që të futet fizikisht vetë në parlament pa u thirrur më parë nga ky i fundit?

Në fakt për këtë nuk është se ka një parashikim të qartë kushtetues e ligjor, sepse normalisht presdienti mund të futet vetë fizikisht në Parlament në dy raste.

Së pari, kur ai thirret nga Parlamenti, pra nga një grup deputetësh për çështje që këta të fundit i konsiderojnë me rëndësi. Dhe rrethi i këtyre çështjeve mund të çmohet në varësi të zhvillimeve  e të rrethanave.

Ndërkohë që rasti i dytë lidhet me kërkesën që mund të bëjë presidenti paraprakisht që të shkojë e të marrë pjesë në një seancë në Parlament, por që më parë duhet të bëjë me dije arsyen dhe atë se çfarë ai do që të prezantojë ose të paraqesë në Kuvend.

Më pas është pikërisht Parlamenti që vlerëson si të arsyeshme ose jo kërkesën e presidentit për të marrë pjesë në seancën e parlamentit.

Kjo, në varësi të rendit të ditës që ka Parlamenti, ndaj edhe kërkesa duhet të bëhet disa ditë para datës për tu paraqitur në Parlament.

Një rast i tillë në fakt është diskutuar edhe në Kosovë vetëm pak ditë më parë, ku presidentit Thaçi iu refuzua pjesëmarrja dhe diskutimi në seancën parlamentare, sepse ai mesa duket duhet ta bënte kërkesën jo më pak se një javë para paraqitjes së tij fizike në parlament.

Por rasti i presidentit Meta është mesa duket i ndryshëm nga ai i homologut të tij kosovar. Kjo sepse tashmë Meta ka “kërcënuar” se do të futet në Parlament pa marrë lejë nga ky i fundit dhe pa u thirrur nga vetë Kuvendi.

Në fakt është edhe një moment i tretë, që lidhet me momentin e votimit dhe betimit të presidentit në Parlament, por që duhet thënë se nuk është ky rasti.

meta parlament 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmi gjatë natës me 10 të vdekur dhe disa të plagosur në Ukrainë, Zelensky-Moskës: Do ta paguani shtrenjtë!

11:38 / August 18, 2026

Vrau turistin francez në Ksamil, arrestohet Sokrat Vata në Levan, u gjet i fshehur në bagazhin e një makine

10:44 / August 18, 2026

Kurti i përgjigjet ftesës së Haxhiut, PDK, LDK e AAK bojkotojnë takimin

10:09 / August 18, 2026

Situata e zjarreve në vend/ 24 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 7 mbeten aktive

09:58 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.