Juristja shumë e dashur për publikun Eni Çobani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria ime”. Ajo ka folur rreth realitetit të grave, dhuna ndaj tyre, për gratë e suksesshme dhe shumë pika të tjera njëjtë të rëndësishme. E pyetur nëse njeh gra të suksesshme, të rritura si të tilla, që janë dhunuar ose dhunohen nga bashkëshorti, Eni është emocionuar në studio.
Juristja është shprehur se fatkeqësisht ka, pa përmendur emra. Ajo ka treguar se femrat e tilla janë heroina, që hiqen sikur janë mirë dhe nga ana tjetër vuajnë vetëm për të mbajtur në këmbë familjen.
“Po ka, tani që e kthej këtë përgjigje më rrënqethet pak mishi të them të drejtën, sepse shumë gjëra ky realitet shqiptar nuk i di. Shikon vetëm atë buzëqeshjen, atë bukurinë, por nuk e di atë mbrëmjen e vështirë, atë thirrjen me lot që shumë gra nga ato bëjnë. Unë them që ato janë heroina, që arrijnë ndoshta të mbajnë dhe një familje jo të vërtetë sa për të thënë që janë një familje dhe nga ana tjetër kanë një vuajtje të jashtëzakonshme”, ka treguar ajo.