Fiori Dardha, një nga gazetaret më të pëlqyera nga publiku është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale, ku shpeshherë na tregon detaje edhe nga jeta private. Mbrëmjen e djeshme Fiori dhe bashkëshorti i saj ishin zënë e këtë moderatorja e emisionit “Boom”, e tregoi përmes disa videoeve ku çifti shfaqeshin duke udhëtuar me makinë.
Bashkëshorti i Fiorit shfaqej me nerva pas sherrit që kishin bërë ndërsa moderatorja e quante “bashkësherri”.
Çifti darkoi në një restorant, por as aty nuk po i flisnin njëri-tjetrit. Pas disa orësh, Fiori postoi një video ku tregoi se ata nuk kishin qëndruar dot shumë gjatë me mëri ndaj njëri-tjetrit dhe ishin pajtuar.