Është grabitur farmacia e bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka. Sipas AbcNews, persona ende të paidentifikuar janë futur në farmaci dhe kanë marrë shumën e majme prej 35 milionë lekësh të vjetra.
Farmacia e grabitur ndodhet në Papër të Elbasanit. Të njëjtat burime shtojnë se ngjarja ka ndodhur para 10 ditësh dhe është mbajtur e fshehtë nga policia.