Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar Edvin Kulluri. Në studio, Kulluri u shpreh se së bashku me aktorë të tjerë aktivë politikë të së djathtës, kanë nisur negociata me partitë e boshtit të djathtë, për bashkimin e tyre dhe për të sjellë në krye të vendit, parti me të tilla ideologji në pushtet. Në këtë bosht, Kulluri u shpreh se deri më tani nuk shohin pjesë përbërëse PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe LSI-në e drejtuar nga Monika Kryemadhi, dy parti këto opozitare. Por qëllimi i tyre është që të krijojnë aleanca brenda partive opozitare të djathta që kanë një elektoral të konsiderueshëm zgjedhësish. Sipas Kollurit, ky Bashkim nuk është për të sabotuar Partinë Demokratike, por qëllimi i vetëm është që të sigurohen 300,000 mijë votat e nevojshme për të sjellë në pushtet një qeveri të djathtë dhe për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës, për një qeverisje sipas tij, më të mirë.
Edvin
Kulluri: Ne një grup të njohur besoj politikanësh
aktiv të partisë demokratike me vite, ku unë jam nga më të rinjtë. Kemi filluar
negociatat dhe bisedimet me partitë aleate të djathta.
Denis Dyrnjaja: Po PBDNJ, është pjesë
e kësaj?
Edvin Kulluri: Nuk kemi arritur akoma
të kontaktojmë të gjitha partitë, por jemi me disa parti të spikatura të
koalicionit të djathtë, sepse koalicioni është shumë i madh.
Denis Dyrnjaja: Le të bëjmë një
qartësim për të gjithë publikun. Po themi partia Republikane zoti Shehi, zoti
Mehdiu, zoti Duka?
Edvin Kulluri: Po natyrisht, që janë
po themi drejtuesit e këtyre partive që kanë dhe peshën më të madhe të
koalicionit pas PD-së.
Denis Dyrnjaja: PDIU-ja e Idrizit
është në këtë lloj formacioni bisedor?
Edvin Kulluri: Për momentin nuk e
kemi gjykuar të arsyeshme.
Denis Dyrnjaja: Pra as PDIU-ja dhe as
LSI-ja?
Edvin Kulluri: LSI-ja për momentin
nuk kemi nisur biseda sepse mund të bisedohet dhe me LSI-në. Por për momentin
ka rëndësi besoj, ai boshti i djathtë i aleatëve.
Denis Dyrnjaja: E djathta e
tradicionaleve?
Edvin Kulluri: E djathta tradicionale
dhe e djathta që ka qenë pranë PD-së gjithmonë dhe ka besueshmëri tek elektorat
i djathtë edhe i demokratëve.
Denis Dyrnjaja: Po Astrit Patozi keni
negociata me këtë gjë?
Edvin Kulluri: Do të ishte krejtësisht
e natyrshme. Astrit Patozi është një nga ne në kuptimin në historinë e Partisë
Demokratike, njeri me kontribute shumëvjeçare. Kemi hedhur idenë që po e
diskutojmë dhe njëherë, për të shkuar drejt një koalicioni, ose një .
koalicioni të veçantë nga Partia Demokratike për të hyrë në zgjedhje. Për të
mbledhur ato 300,000 mijë vota që i mungojnë të djathtës për të ardhur në
pushtet. Ne kemi një qëllim të rrëzojmë Edi Ramën dhe të sjellim të djathtën në
pushtet. Me një qëllim për të përmirësuar qeverisjen e vendit për ato arsye që
ne i kemi thënë të gjithë bashkë. Nëse ky koalicion do të ishte bashkë me
Partinë Demokratike, Zoti Basha do të ishte i mirëseardhur që ta kuptonte ta
përthithte dhe të jepte kontributin e tij në bashkimin e të djathtës.
Denis Dyrnjaja: Mos dukeni pak si
kapriçoz në këtë lloj historie politike duke u marrë dhe si një lloj dëmtuesish
në lëmin e të djathtës përballë Ramës. Mos po çoni ujë në burimin e Ramës?
Edvin Kulluri: Burimin në ujin e
Ramës dhe pushtetin në duart e Ramës e ka çuar Lulzim Basha dhe jo ne. Nëse ju
(i referohet opinionit publik), mendoni se këto tentativa, kjo ide politike për
të bashkuar atë votë të djathtë në një tërësi të madhe fituese është sabotim
ndaj të djathtës, këtë gjë unë nuk e kuptoj dot . Kjo është e vetmja mënyrë për
të ardhur e djathta në pushtet, është të bashkohen votat në kutitë e votimit,
që ne të kemi një votë më shumë se e majta për të ardhur në pushtet. Pra,
shansin që i kemi dhënë Lulzim Bashës në këto tre vite për të reflektuar që nga
dorëheqja deri tek riformatimi i PD-së, zotëria nuk i ka pranuar. Meqenëse jemi
në kushtet, që kreu i Partisë Demokratike dhe forumet drejtuese nuk duan të
bashkojnë të djathtën. Ne kemi nisur këtë iniciativë për të bashkuar të
djathtën dhe ta sjellim të djathtën në pushtet në vitin 2021.