Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Durrës-Tiranë.
Një 21-vjeçare ka përplasur një kalimtar, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ndërkohë shoferja K.G., është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.