Soni Malaj dhe Ori Nebiaj janë përlotur mbrëmjen e të premtes në “Top Talent” pasi kanë dëgjuar performancën e Vlera Krasniqit që këndoi baladën e Christina Aguliera, “Hurt”.
Këngëtarja me famë botërore ia ka dedikuar këtë këngë të atit, çka preku dhe Sonin dhe Orin.
“Kjo është një këngë që Christina Aguliera ia ka kushtuar të atit…”, u shpreh Soni Malaj e përlotur. Ndërsa Ori Nebiaj u shpreh: “Për të gjitha ne gocat e babait…”
Edhe kjo e fundit nuk e ka babain e saj, pasi është ndarë nga jeta.