Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasi mallkoi, Neritan Ceka godet sërish: Të presin mirë në shtëpi, por janë të…

11:18 / March 7, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Neritan Ceka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri Neritan Ceka thotë se rikthimi i Ilir Metës në politikë do të jetë pozitiv pasi e quan politikan pragmatik, por që nuk i bindet shumë rregullave strikte.

Ceka e shpjegon kështu sjelljen e Metës si politikan: “Sot bën një koalicion me të majtën, nesër mund ta shohim në koalicion me të djathtën. Është kështjella e fundit checks and balances“, tha në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon.

Ceka, i cili njihet për batutat dhe deklaratat e forta, ka “goditur” sërish duke i quajtur shqiptarët “të pagdhendur”.

“Shqiptarët janë një popull i papërgatitur për demokraci. Të presin mirë në shtëpitë e tyre, por janë të pagdhendur”, tha ai në “Provokacija”.

Para 30 qershorit, Ceka ne nje studio televizive mallkoi shqiptaret qe do dilnin ne votime duke thene: “Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them”.

Duke folur për situatën politike në të cilën është përfshirë vendi, Ceka theksoi se në Shqipëri pushteti klonohet.

“Në Shqipëri pushteti klonohet, nuk i bindet rotacionit. Ka ligje një Kushtetutë, por i ofrohet një elektorati që nuk i është mësuar me këtë lloj rotacioni. Impresionohen nga figura karizmatike. Popujt që preferojnë karizmatikun ndaj programatikut, do të vuajnë gjithmonë.”

Sakaq, akuza e Presidentit Meta për grusht shteti nga qeveria ndaj institucioneve kushtetuese, sipas tij është një akuzë e mbështetur në fakte.

“Tani kë duhet të besojmë ligjet tona apo amerikanët? Arsyeja përse Amerika është vendi më demokratit, është sepse nuk ka Ambasada Amerikane. E mira do të ishte që ambasadorët të mos përdoren“.

Ceka u shpreh se në të gjithë masën e popullsinë ka një elitë që kërkon të ketë liri, dhe në Shqipëri kjo masë nuk është e madhe thuajse 10 %.

“Në vendet e demokratizuara pushteti mundohet të shtojë masën e atyrë që janë në varësi të tij edhe në mënyra indirekte”, tha Ceka.

Më tej Ceka tha se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë program, por sipas tij ai fitoi pikërisht kur nuk kishte asnjë program, e ka fituar shumicën me një truk shumë të vogël.

“Rotacioni i sforcuar, apo kur ke më shumë zgjedhje është pozitiv, por duhet të kesh popull, duhet elektorat.Basha me të gjithë difektet e tij e mendoj shumë më të mirë se Ramën. Këta që vijnë dhe ikin me zhurmë nuk kanë mbaruar asnjë punë. Janë vetëm për batuta. Ndërkohë Basha ka një program më të qartë“, u shpreh ai.

“Këtu nuk po del një forcë e re politike, na mungojnë alterntivat. Rikthimi i Metës në politikë do të jetë pozitiv. Meta është politikan pragmatik, por që nuk i bindet shumë rregullave strikte. Sot bën një koalicion me të majtën, nesër mund ta shohim në koalicion me të djathtën. Është kështjella e fundit checks and balances”, u shpreh ai.

Meta në opozitë mund ta forcojë?

“Meta mund ta forcojë, dhe më 2 mars tregoi që opozita është aty”, u shpreh Ceka.

Ndërkohë sa i përket fjalimeve të kryeministrit, Ceka i vlerësoi si shfaqje të dobët.

Partnerët ndërkombëtarë janë me Ramën?

Ceka: “Nëse marrim BE nuk kam nje simpati të madhe për Sorecën. Shqiptarët janë një popull i papërgatitur për demokraci. Të presin mirë në shtëpitë e tyre, por janë të pagdhendur. Ajo që jemi sot është edhe për shkak se kjo teori është mbrojtur. Personalisht nuk ndërroj shqiptarin më të fundit, me ndërkombëtarin më të parë“.

Sa i përket reformës në Shqipëri ai tha se një ministër i komunizmit të arrijë vendosë firmën në Reformën në Drejtësi, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.

Akuza e Presidentit sipas tij është një akuzë e mbështetur në fakte. “Tani kë duhet të besojmë ligjet tona apo amerikanët? Arsyeja përse Amerika është vendi më demokratit, është sepse nuk ka Ambasada Amerikane. “E mira do të ishte që ambasadorët të mos përdoren”, u shpreh ai./abcnews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.