Motrat Vjollca janë ndër vajzat më të komentuara të ekranit, dhe kanë një marrëdhënie të mrekullueshme me njëra tjetrën dhe pse hera herës ngacmohen në rrjetet sociale.
Por duket se ankesat më të mëdha i ka nëna e tyre, të cilën vajzat e pyesin në ditën e saj të lindjes se kush është vajza e preferuar.
Mesa duket në video ajo ka më shumë ankesa për Marinën që pas martesës nuk e viziton shpesh, ndërsa Luana më shpesh dhe fle tek shtëpia e saj.
Marina me sa duket, ka shkuar për të fjetur tek e ëma, vetëm pas ditëve të tërmetit.
Në fund ajo nuk dha një përgjigje për vajzën më të preferuar, pasi e ka të vështirë t’i ndajë.
