Emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi pak ditë më parë një kronikë, ku një qytetar i Durrësit sorollatej prej 6 vitesh nga zyra e Hipotekës së këtij qyteti dhe veçanërisht nga drejtori, pse kishte shkruar te portali i Bashkëqeverisjes.
Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i nga ana e Qeverisë, pasi kryeministri Edi Rama shkarkoi live në konferencë drejtorin e Hipotekës së Durrësit dhe dy specialistë, pasi qytetari kishte shkuar mbi 300 herë në zyrat e tyre për 6 vite.
Por pas largimit nga puna, një prej specialistëve ka kërcënuar hapur denoncuesin Albert Doda me anë të një telefonate.