Gazetari Urim Bajrami është ndjerë keq sot në një prej lokaleve të kryeqytetit. Tre adoleshente janë ulur diku afër tij dhe kanë tentuar të konsumojnë dicka që kanë patur me vete. Por, pronari i ka nxjerrë ato nga lokali, me preteteksin se nuk lejohen pije me vete. I prekur thellë Bajrami jo vetëm ka dalë prej aty, por betohet se nuk do të shkelë kurrë në këtë lokal…
Postimi i plotë:
Harbuti
Sot. Në mesditë.
Ulem te kreperia që shkoj shpesh. Porosita diçka për të ngrënë.
Tri vajza, nxënëse të shkollës përbri hyjnë brenda kreperisë. 12 a 13-vjeçare.
Jo më shumë. Njëra drejtohet nga banaku për të porositur. Dy shoqet e saj ulen
në një tavolinë. Në dorë kanë nga një pije freskuese.
Tavolinat e tjera bosh.
Pronari i pyet dy nxënëset e ulura: Çfarë do merrni ju goca?
Jemi me atë shoqen, përgjigjen si të zëna në faj dhe drejtojnë vështrimin nga
shoqja e tyre që është te banaku.
Dilni jashtë, u thotë pronari, nuk lejohen pije me vete…
Vajzat u çuan, morën çantat, ulën kokën dhe dolën jashtë.
Isha te kafshata e parë. Më ngeci në fyt. E lashë sanduiçin dhe ika. I
zemëruar.
Ika dhe s’do kthehem më aty.
Ai harbut meriton më shumë se kaq.
