BE ka marrë masa shtesë për të përballur koronavirusin, të cilat hyjnë në fuqi që sot, 9 mars. Sipas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit, pas konsultimeve me Presidencën e BE-së ka vendosur një sërë masash të reja parandaluese të cilat marrin parasysh zhvillimet e fundit në përhapjen e koronavirusit (COVID-19) si dhe këshillat e azhurnuara të ekspertëve mjekësorë. Masat u janë komunikuar delegatëve të shteteve anëtare dhe të tjerëve që preken prej tyre.
Kështu, numri i takimeve të Këshillit, trupat përgatitore dhe grupet e punës do të reduktohen. Vendimet se cilat takime do të mbahen do të merren nga Presidenca.
Përmasat e delegacioneve pjesëmarrëse në takime do të kufizohet
Të gjitha grupet vizitore dhe trajnimet jo thelbësore do të pezullohen
Stafi i Sekretarit të Përgjithshëm inkurajohet të kufizojë sa më shumë takimet e brendshme dhe të vazhdojë të vëzhgojë në mënyrë skrupuloze masat e rekomanduara të higjienës.
Për më tepër, lista e zonave për të cilat zbatohen kufizimet e udhëtimit për stafin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit është azhurnuar për të marrë parasysh vendimet e fundit nga autoritetet italiane.
Thelbi i kësaj mase pasqyron një zhvendosje në masat e përgjithshme duke pasur parasysh se virusi tani është i pranishëm në një masë të konsiderueshme në shumicën e vendeve anëtare, përfshirë Belgjikën, dhe se ky zhvillim ka të ngjarë të vazhdojë.
Në përputhje me normat ndërkombëtare, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit ka protokolle në fuqi në rast se duhet të merret me ndonjë rast të konfirmuar të mëtejshëm të COVID-19 në mesin e stafit ose ndërtesave të tij.
Kjo strukturë do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën, dhe është e gatshme të prezantojë masa të mëtejshme në varësi të zhvillimeve.
