Një nga masat e mara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri është edhe pezullimi i aktiviteteve kulturore që përfshijnë grumbullimin e njerëzve.
Nisur nga kjo Agron Llakaj, producenti i “Al Pazar” në Vizion Plus bën dhe njoftimin e rëndësishëm. ai thotë se emisioni i radhës do të regjistrohet pa publik ditën e premte.
Aktori i njohur i humorit njofton se masat janë marrë në kuadër të sugjerimeve të OBSH-së, ndërsa këshillon ndjekësit e tij të të kujdesen për veten dhe të tjerët.
