Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Jam në kërkim të një pune dhe jo të një burri”, i dërgonte foto gjysmë të zhveshura dhe mesazhe erotike, punonjësja i bën “gjëmën” shefit

18:56 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punëtore e pastrimit të rrugëve në Angli, ka përfituar 74,000 mijë paund kompensim, pasi shefi i saj i dërgonte fotografi gjysmë të zhveshur dhe rreth 2500 mesazhe ngacmuese dhe kur gruaja i transmetoi se do ta denonconte, ai e kërcënoi se do ta vriste dhe varroste nëse e kryente një veprim të tillë.

Grant Bosence, 53 vjeç, i dërgoi një pafundësi mesazhesh ngacmuese punonjëses Kim Beaney, duke i shkruar se do t’i ofronte një darkë në këmbim të seksit. Kur gjendja u bë e papranueshme, Beaney, e kërcënoi shefin e saj se do ta denonconte në polici, por ai e kërcënoi se do ta vriste dhe do të varroste atë, nëse e kryente një veprim të tillë.

Megjithatë, nëna e dy fëmijëve e denoncoi rastin dhe tashmë ka fituar një kompensim prej 74,000 mijë paundësh, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë këtë gjë nuk e bëra për të filluar një karrierë të re dhe me perspektivë për të ardhmen. Përkundrazi pësova për muaj të tëra ngacmime nga ish-shefi im. Durova shumë, pasi kisha frikë se do të humbisja punën”, u shpreh gruaja.

Gjithçka nisi nga një intervistë pune. Kim aplikoi për një vend pune, si punonjëse e pastrimit të rrugëve, por që nga ajo ditë dhe për disa muaj rresht, shefi i dërgonte në rrjete sociale një mori mesazhesh ngacmuese. Ajo u shpreh se shpesh i kthente përgjigje shefit se ishte në kërkim të një pune dhe jo të një burri.

Mesazhet shtoheshin dita ditës dhe përmbajtja e tyre gjithashtu. Shefi i shkruante punonjëses se ishte mjaft e bukur dhe “sexy” dhe sistematikisht i dërgonte foto gjysmë të zhveshura.

Sakaq, kur e pa që shefi nuk ndryshoi qëndrim, Kim dërgoi në drejtim të institucionit në të cilën punonte shumë ankesa, por asnjë nuk u mor për bazë nga eprorët dhe gjendja avanconte gjithnjë e më shumë. Por vetëm me denoncimin e Kim në polici dhe më pas dërgimin e çështjes në gjykatë, gruaja arriti që të gjente zgjidhje dhe të përfitonte 74,000 mijë paund kompensim.

Grant Bosence Kim Beaney
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zakynthos/ Anija turistike përplaset me betonin e portit, 6 të plagosur

19:21 / August 18, 2026

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier vdesin pasi makina e tyre u përplas me një kamion

19:07 / August 18, 2026

Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit

17:19 / August 18, 2026

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si territor i SHBA-së

16:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.