Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sanksione për të papërgjegjshmit, Qeveria: Gjoba deri në 500 mijë lekë për ata që nuk zbatojnë udhëzimet për COVID-19

19:02 / March 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në vendin tonë, Qeveria ka marrë masa të menjëhershme për të evituar çdo neglizhencë nga ana e qytetarëve, duke vendosur sanksione për personat që nuk i japin vlerësimin e duhur rasteve që paraqesin shqetësime shëndetësore.

Në rast se personat nuk zbatojnë sugjerimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, ata që vijnë nga vendet e prekura, do të kenë penalitete sipas nenit 35 të ligjit numër 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.

Gjoba për personat që konstatohen se nuk kanë zbatuar udhëzimet do të jenë deri në 500 mijë lekë.

Kundërvajtje administrative do të konsiderohen mos raportimi i sëmundjet infektive, mosmarrja e masave të përgjithshme dhe të veçanta, refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive dhe moszbatimi i masave të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive në kohë.

MASAT PËR PERSONAT QË NUK ZBATOJNË URDHRAT E MINISTRISË

–  Mosraportimi i sëmundjeve infektive, dënohet me gjobë, në masën 100 000 lekë

–  Mosmarrja e masave të përgjithshme, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë

– Mosmarrja e masave të veçanta, dënohet me gjobë nga 100 000 lekë

– Refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, dënohet me 5 000 lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe 100 000 lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore

– Moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm dënohen me gjobë nga 100 000 lekë

– Moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive dënohet me gjobë nga 10 000 lekë deri në 50 000 lekë dhe me mbyllje të veprimtarisë

– Moszbatimi i masave të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive në kohë dënohet me gjobë 100 000 lekë                                                                                                                                  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.