Qyteti i Peshkopisë është i bukur në tërësi. Ka njerëz të mrekullueshëm. Për pastërtinë dibranet janë “kampione”. Qyteti është ngritur rrëzë një kodre. Prej dekadash janë ndërtuar pallate e objekte social-ekonomike.
Pikërisht këtu janë ngritur edhe institucionet kryesore të rajonit, ku përfshihet edhe Mati e Bulqiza. Është Prefektura, drejtoritë rajonale, dhe organe të tjera.
Mbi të gjitha shkëlqen shëtitorja që nis nga godina e Prefekturës dhe përshkon gjithë qytetin, deri në dalje të tij, në veri. Janë mbjellë vite më parë blirët e bukur. U realizua një krasitje e rëndë nga specialistët e gjelbërimit. “Dikush” mendoi se ato u dëmtuan keq, por realisht ato u ripëtërinë dhe tani janë më joshës.
Cdo ditë, nga mëngjesi deri natën vonë shëtitorja frekuentohet nga dibranët dhe mysafirët. Është një mrekulli !
