Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi vjen në Shqipëri, Meta konferencë të posaçme: Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën

19:32 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për situatën e krijuar në Shqipëri pas identifikimit të dy personave me koronavirus.

Sipas Metës të gjithë në këto momente duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të përballojnë me përgjegjshmëri, qetësi dhe solidaritet këtë situatë. Të respektojnë protokollet dhe këshillat e mjekëve dhe të ndjekin sugjerimet e shtetit. Nuk ka vend për panik por as për nënvlerësimin me të vogël nga të gjitha institucionet dhe në mënyrë të veçantë nga çdo qytetar. Kërkohet përgjegjësi maksimale dhe bashkëpunim, profesionalizëm dhe transparencë. Shëndeti i çdo qytetari është prioritet. Mbështes të gjithë personelin shëndetësore që është para një sfide madhore, mjekët dhe infermierët që do u duhet që veç problemeve të tjera të mëdha të përballen edhe me këtë situatë. U bëj thirrje institucioneve të marrin masat për sigurimin e mjeteve për qytetarët, trajnimin e personelit, përcaktimin e karatinave, dezinfektimin dhe pajisjet.

Si president po e ndjek situatën dhe do të bëjmë çdo gjë për të gjitha mundësitë për të qenë në këto momente pranë çdo qytetari për ta kaluar me pasoja të lehta për të mos lejuar përshkallëzimin. Apeloj për plane të detajuara për cdo strukturë, plan monitorimi në terren të të gjitha strukturave, financim të plotë për materialet mjekësore, jo vetëm mjekësor por edhe forcat e sigurisë për të kaluar këtë pandemi. Plan të detajuar ekonomik për veprimet mbështetëse për përballimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi. Mësimet e nxjerra nga vendet fqinje janë instrumentet e duhura për përballimin e kësaj situate. Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën. Të gjithë në këto momente duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim” tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.