Ish-minstri i LSI-së, Edmond Panariti ka publikuar disa të dhëna nga një studim që tregon se mund të ketë një pikë kthese për koronavirusin.
Një studim i kryer nga një grup shkencetarësh te rajonit te Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, deshmon se dinamika e përhapjes se coronavirusit ndikohet ndjeshëm nga faktorët klimatike si temperatura, lagështia.
Ky studim ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, perfshirë edhe rastet në mbi 400 qytete në Kinë që nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt.
“Keto të dhëna epidemiologjike, jane modeluar krahasuar dhe perpunuar në menyrë kompjuterike me treguesit meteorologjike të ketij harku kohor në zonat përkatëse.
Ka dalë një e dhënë mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shenuar vleren 8.72 grade celsius”, thotë Panariti.
Postimi i plotë:
Temperatura mjedisore 8.72 grade celsius pikë kthese ne perhapjen e infeksionit te koronavirusit!
Nje studim mbi dinamiken e perhapjes se coronavirusit i cili na jep shpresë!
Vete Presidenti Donald Trump ne daljet publike ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do te bjere ndjeshem.
Por Center of Diseases Control e Amerikes dhe shumë qendra te tjera kerkimore universitare, shprehen se megjithëse urojnë per vertetesine e parashikimit te presidentit nuk mundet ende ta vertetojne ate..
Por duket se nje studim i kryer nga nje grup shkencetaresh te rajonit te Guanxhout dhe Harvard School of Public Health, deshmon se dinamika e perhapjes se coronavirusit ndikohet ndjeshem nga faktorët klimatike si temperatura, lageshtia.
Ky studim ka marrë ne shqyrtim te gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, perfshire edhe rastet ne mbi 400 qytete ne Kine qe nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt.
Keto te dhena epidemiologjike, jane modeluar krahasuar dhe perpunuar në menyre kompjuterike me treguesit meteorologjike te ketij harku kohor ne zonat perkatese ..
Ka dalë nje e dhene mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me temperaturën e mjedisit deri kur ajo ka shenuar vleren 8.72 grade celsius.
Por me rritjen e metejshme te temperatures se mjedisit, numri i rasteve ka shenuar renie.
Por ne studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese te forta nuk do te mund ta kontrollojë e vetme infeksionin.