Një apartament në Manhattan në qendër të New York është shitur sot për shumën rekord 238 milionë dollarë.
Prona në zonën luksoze 220 Central Park South, ka në fakt katër kate dhe natyrisht shikon mbi parkun e famshëm të New York.
Blerësi është milioneri Ken Griffin, themelues i grupit financiar Citadel.
50 vjeçari Griffin, ishte përsëri në faqet e para të gazetave kësaj jave për blerjen e një shtëpie pranë pallatit mbretëror në Londër për 124 milionë dollarë.
Ai zotëron gjithashtu një rezidencë luksoze në Miami që ka blerë për 60 mln në 2015, dhe një në Chicago, për të cilën shpenzoi $59mln vitin e kaluar.
Apartamentet e gratacielës 220 Central Park South duket se po shiten shumë shpejt, megjithë rëniet në tregun e pronave të zakonshme në SHBA.
Para dy muajsh, grupi ndërtues i saj Vornado Realty Trust tha se ndërtesa ishte 83% e shitur.
Tong Tong Zhao, themeluesi i një zinxhiri hotelesh në Shanghai ka blerë një apartament me dy dhoma e kuzhinë në katin e 27 të saj për $13.5 milionë.
