Ardit Gjebra u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve që të ndjekin këshillat e ekspertëve dhe të mos dalin nga shtëpitë. Këtë mesazh të tij e ka shpërndarë këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i cili thekson serish se duhet të mbrohemi me maskën e arsyes nga infodemia.
“FRIKË JO, KUJDES PO! DHE JU LUTEM: Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare! Faleminderit për këtë kontribut”.