Seanca parlamentare e programuar për këtë të enjte është anuluar për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.
Kuvendi ka respektuar kështu masat e vendosura nga qeveria për evitimin e grumbullimit të shumë njerëzve, siç mund të jetë dhe salla e seancave plenare.