Mjekja shqiptare Rubjona Xhani u shpreh se situata në vendin fqinj agravoi për dy shkaqe, ndërsa paralajmëroi se kulmi i të prekurve do të jetë në fund muajit mars.
‘Numri është gjithmonë në rritje dhe presim që të rritet më shumë. Masat që janë marrë kanë ndryshuar nga dita në ditë dhe sot po shohim efektet e masave që janë marrë 2 javë më parë që ishin më të lehta, ato që janë marrë sot, efektet do i shohim në vijim. Kulmi pritet në fund të muajit mars dhe fillim të prillit. Jam neurologe dhe jam përfshirë në ato spitale që kanë marrë përsipër rastet. Te spitali që punoj po merret me urgjencat neurologjike. Sistemi italian në veri mbetet më i miri absolutisht. Nuk besoj se do të kishte shtet tjetër që do ta përballonte më mirë se kaq. Problem ishte numri i lartë i rasteve, 12 mijë pacientë janë shumë. Situata pritet që të jetë akoma më kritike’. Në Shqipëri ka një debat për maskat, por çfarë lloji përdoren në sistemin shëndetësor italian? “Kolegët që përballen me rastin përdorin maskat fp1, fp2 fp3 i mbrojnë nga personat e infektuar, veshje njëpërdorimshme” tha ajo për Report Tv.