Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e shëruar dhe me plotësimin e afatit prej 14 ditësh në spital, pacientja 38 vjeçare dhe fëmija e saj 9 vjec pritet të largohen nga spitali për t’ju kthyer jetës së tyre normale, njoftoi kjo qendër.
Rasti 0 u evidentua në vend, mbasi pacientja 38-vjeçare u paraqit në spitalin Ahepa të Selanikut, mbas një udhëtimi biznesi në Milano, raporton Top Channel.Prej ekzaminimeve, u konstatua se edhe djali i saj 9 vjeç, që kishte simptoma të sëmundjes, ndaj edhe të dy u izoluan në spitalin e Selanikut në kushtet e karantinës së plotë.
Ata u mbajtën në një dhomë me presion negativ, ndërsa simptomat e tyre nuk ishin të rënda dhe organizmi i tyre reagoi mjaft mirë ndaj medikamenteve me të cilat u trajtuan.