Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem.
“Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. “Ne kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim”, – tha Rama.
