Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I infektuar me Koronavirus, zyrtari i lartë brazilian që darkoi me Presidentin Trump

17:59 / March 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zyrtar i lartë brazilian, që ka qenë me Presidentin amerikan Donald Trump në një darkë pak ditë më parë, është testuar për Koronavirusin e ri dhe ka dalë pozitiv, raportojnë mediat braziliane.

Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit Jair Bolsonaro, ishte në Mar-a-Lago, vendpushimi i zotit Trump në Florida, si pjesë e delegacionit të qeverisë braziliane. Anëtarët e këtij grupi darkuan me Z. Trump të shtunën.

Wajngarten rezultoi pozitiv për virusin pasi u kthye në shtëpi me simptoma të ngjashme me gripin. Ai është në pritje të rezultateve të një testi të dytë për të konfirmuar diagnozën, sipas gazetës Estadão.

Zyra e Z. Bolsonaro nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment. Sipas njoftimeve të shtypit, ai dhe disa zyrtarë të lartë që ishin në delegacion po monitorohen për simptoma.

https://www.instagram.com/p/B6gf35NHJZK/

Gjatë fundjavës Z. Wajngarten postoi një fotografi në profilin e tij në Instagram duke pozuar krah për krah me zotin Trump, i cili shfaqet duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një kapelë bejsbolli me fjalët “Bëjeni Brazilin të madh sërish”. Nuk është e qartë se kur është bërë fotografia, e cila përfshin edhe nënkryetarin Mike Pence.

Ky i fundit paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ketë mijëra raste të tjera me Koronavirus dhe tha se amerikanët që kthehen nga Evropa do të duhet të vetë-karantinohen për 14 ditë.

Ndër personat që ishin në darkë të shtunën me zyrtarin brazilian, ishin edhe vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump dhe burri i saj, Jared Kushner, të dy ndihmës të presidentit. Të nesërmen Z. Bolsonaro dhe delegacioni i tij vizituan selinë e Komandës Jugore të Ushtrisë së SHBA në Doral, Fla, ku presidenti brazilian u takua me komandantin Craig Faller.

Që nga e enjtja, Brazili kishte të paktën 73 raste të konfirmuara të Koronavirusit dhe më shumë se 930 raste të dyshuara.

https://www.instagram.com/p/B9c_wc3nFKT/

koronavirus presidentin Trump tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.