Në këto momente, një autoambulancë ka mbërritur në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT. Sipas raportimit të gazetarit Erjon Skëndaj brenda saj ndodhet një tjetër pacient i dyshuar me COVID 19.
Nga pamjet e para nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar.
Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës).
