Tentuan të parkonin makinën pranë varrezave për të ndenjur pak bashkë, për të shkëmbyer ca puthje, larg syrit të botës në këtë gjendje të jashtëzakonshme, por s’u shkoi dhe aq mirë plani.
Policia në Ancona pa një makinë të dyshuar pranë varrezave dhe brenda gjeti një burrë dhe një grua, 45 vjeç. Ata u thanë policëve se pas darkës kishin qëndruar mënjanë për pak intimitet, një sjellë në kundërshtim me rregulloren e vendosur në Itali për të parandaluar koronavirusin.
Një gjest më shumë se ç’duhet që bëri të ngrihet një padi ndaj tyre.
Për të njëjtën arsye, në Torino u denoncua një 30-vjeçar rumun, i cili u kap nga policia duke shëtitur në një lagje në Torino, pa ndonjë arsye të vlefshme. Para agjentëve të policisë, ai pranoi se kishte dalë për të kërkuar ndonjë prostitutë të kalonte disa momente intimiteti.
