Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Numri i të infektuarve do të rritet”, Tomini: Presim raste të tjera

00:38 / March 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
B2CB43A3 6A34 4C97 9611 FDF67FE55D6A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në Neës24, se numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri pritet të rritet nga dita-ditë.

Tomini sqaroi dhe rastin e Durrësit, ku një 73-vjeçare ndërroi jetë, duke u bërë viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi, duke thënë se para se të shfaqte shenja të virusit vdekjeprurës ajo ka qëndruar në dhomë me dy zonja të tjera, të cilat kanë rezultuar pozitive.

Intervista:

Në qarqet që ka nisur karantimi, a ka rrezik të përhapjes së COVID-19?

Eugena Tomini: Fluksi më i madh i udhëtarëve është përqendruar në zonat me popullatën më të madhe. Sigurisht që harta e monitorimeve policore është më e madhe se harta e të prekurve me COVID-19. Nga 23 rastet pozitive, përveç rasteve të para, kemi dhe kontaktet, zinxhiri pason në ndjekjen e kontakteve hap pas hapi.

Është thënë se do të ketë një rritje të të infektuarve, a pritet që java tjetër të regjistrojë rritje të numrave me COVID?

Priten raste të tjera. Duhet theksuar fakti që 80% e rasteve mund ta kalojnë lehtë. Është shumë e rëndësishme të respektohen masat. Jemi në pritje të rasteve të reja, sepse periudha e gjatë 14 ditore e karantinimit bën që të kemi kontakte më të shumta.

Më duhet t’i rikthehem rastit të Durrësit, viktimës dhe dy të prekurve që lidhen me të. a është ky një rast që e keni nën kontroll ose nën monitorim? Sepse kjo mund të jetë një vatër, që mund të sjell një mini-epidemi.

Të dy rastet e Durrësit janë pa simptoma, gëzojnë shëndet të mirë. Punonjësit shëndetësorë janë testuar dhe kanë rezultuar negativë. Jemi në kontakte të tjera, për të kapur të gjitha hallkat. Rasti ka qenë në një dhomë me dy paciente të tjera, por në momentin që ka shfaqur shenja klinike është izoluar në një dhomë të vetme. Para se të shfaqte shenja, viktima ka qenë me dy zonja, që kanë rezultuar pozitive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti takohet me Abdixhikun, Osmanin dhe Hazirin

17:58 / August 18, 2026

Bilanci i zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, shqetësues

17:38 / August 18, 2026

Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e komisionit shtetëror të artit në hapësirat publike

17:00 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.