Dashuria filon duke u kujdesur për më të afërmit do të thoshte Nënë Tereza gjatë misionit të saj human. Këto fjalë ka zgjedhur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama në ditën e parë të shtetrrethimit.
Sot jeta e përditshme është ndalur, ku bizneset janë mbyllur përveç atyre ushqimore dhe farmacive. Gjithashtu janë mbyllur edhe fasoneritë dhe call center.

