Rudina Dembacaj bëri të ditur lidhjen e saj me Mark Frrokun në prag të festave të fundvitit dhe duket se gjithccka me tyre shkon shumë mirë.
Moderatorja ka realizuar një video me vajzën e Markut, Erta Frroku në këto kohë që duhet të qëndrojnë mbyllur për shkak të koronavirusit.
Më herët ajo ka sqaruar se tashmë janë një familje e madhe dhe se ajo është një shoqe e mirë e fëmijëve të Frrokut, të cilët nuk e kanë nënën e tyre, pasi ka ndërruar jetë.
“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, është shprehur Rudina.
Rudina e ka bërë publike lidhjen e saj të re prej fundit të vitit të kaluar kur përshëndeti ndjekësit me një foto të sajën me Markun, që do të kthehej në kartolinën e tyre festive.
