Një ekspert i sëmundjeve infektive thotë se njerëzit nuk duhet të përpiqen të mos e marrin virusin, përkundrazi, duhet të veprojnë sikur ata e kanë marrë tashmë dhe nuk duan tua ngjisin të tjerëve.
BBC citon profesorin Graham Medley, i London School of Hygiene i cili gjatë një interviste për BBC Nevvsnight kur u pyet nëse ka një mesazh të thjeshtë për publikun tha:
“Shumë njerëz kanë frikë se mos marrin virusin, por unë mendoj se mënyra më e mirë është të imagjinoni sikur e keni tashmë virusin, ndryshoni sjelljen e zakonet tuaja sikur nuk doni ta trasmetoni atë. Mos mendoni të ndryshoni zakonet tuaja për të mos e marr atë, por mendoni të ndryshoni zakonet tuaja që mos tia transmetoni dikujt tjetër”, tha ai.
Në këtë interviste Medley diskutoi gjithashtu edhe se si imuniteti i tufës mund të ndihmojë në mbrojtjen e popullatës, dhe sa vulnerabël janë njerëzit për tu mbrojtur. Imuniteti i tufës është imuniteti i përgjithshëm ndaj një patogjeni në një popullatë bazuar në imunitetin e fituar ndaj tij nga një pjesë e lartë e anëtarëve të popullatës me kalimin e kohës.
