Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pacientja i gënjen, stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat në vetëkarantinim

18:04 / March 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi.

Një mjeke nga lagjia “Kala”,një infermier dhe shoferi i ambulancës,kanë shkuar rreth orës 09:30 të  mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se,kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë;f akt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte,është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten,të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.

Berat SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.