Ish deputetja e PD Grida Duma, ka treguar, si po i kalon ajo këto ditë kur i gjithë aktiviteti është ndalur
“Bëj aq sa bëjnë të gjithë ata që janë paksa të informuar, vitamina C nëse merret nga portokalli, limoni apo si tablet, bën vecse mirë.
Nuk duhet ta lërë veten të ketë ftohtë, edhe në kushte normale sduhet të jemi të pakujdesshëm edhe kundrejt një gripi stinor. Më e rëndësishme të kuptosh që fëmijët të jenë më të kujdesshëm të lajnë duart, edhe nëse do dalin në hapësirën e përbashkët të pallatit. Se gjendja e të ndenjurit në shpi kur vjen nga kënaqësia është tjetër, kur vjen nga bllokimi krijon nervozizëm e agresivitet tek fëmijët,” tha Duma për Top Channel.
