Bilance të trishta, histori të dhembshme, sforco e lodhje pafund, ditë të errëta për një botë të tërë; përtej kësaj panorame të zymtë vjen një lajm i mirë, më në fund.
Është gati i pari medikament i specializuar për të sulmuar koronavirusin Sars-CoV2. Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i aftë për të evidentuar proteinën që përdor virusi për të sulmuar qelizat njerëzore.
Studimi është bërë nga një grup i Universitetit holandez të Utrecht, nën drejtimin e Chunyan Wang.
Kërkuesit saktësuan se do të nevojiten muaj përpara se ilaçi të jetë i disponueshëm, sepse duhen bërë eksperimentet e duhura për të marrë përgjigje për sigurinë e efikasitetit.
