Bota është trembur dhe frikësuar nga virusi i ri që po qarkullon dhe që nuk njeh kufij. Po përhapet me një shpejtësi të frikshme, saqë shumë vende janë detyruar të marrin masa drastike, mes tyre edhe Shqipëria, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Virusi që fillimisht shpërtheu në Kinë tani është përhapur në thuajse çdo vend të globit dhe sipas të dhënave nga “Jonhs Hopkins University”, në të gjithë botën numërohen 155.817 të prekur.
Viktimat në të gjithë botën regjistrohen të jenë 5814, ndërsa të shëruarit janë 74.276.