Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë drastike për izolimin e vendit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rama shkruan se nga nesër në mesnatë në orën 00:00, duke nisur java e ardhshme, do të mbyllen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, dhe do të lejohet vetëm transporti i mallrave.
Një qytetar i ankohet se si do veprohet me emigrantët që i mbarojnë ditët nga pasaporta dhe nuk mund të kalojnë kufirin grek pasi i bie që të gjobiten.
Rama i shkruan se një gjë e tillë nuk do të ndodhë
Replikat
Qytetari: Mirëmbrema Zoti Kryeminister Edi Rama ! Po per te gjithe ata emigrantë qe i mbarojn ditet e pashaportë-s keto dite qe janë mbyllur doganat , dhe i bie qe te mari ‘gjobë’ 1200 €, sepse thyejnë ditet e qendrimit ne zonen Schengen , si do ti behet ? Do beni ndonji marrëveshje me Kryeministrin Grekë per kete gje , sepse Greqia eshte i vetmi shtet qe vendos gjoba 🙂 Te përshëndes !
Rama: E drejte shume por nuk do ta lejojme te ndodhe!
