Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19/ Basha: Karantinë edhe në rrethe, jo të gjithë në Tiranë

08:56 / March 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1584257201 Basha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të blejnë menjëherë sa më shumë tampona me qëllim që të kryhen në kohë analizat, teksa vë theksin që duhet ketë karantina edhe në rrethe, që të mos dynden të gjithë në Tiranë.

Në këtë formë, thekson Basha, do të ketë një trajtim më të dedikuar për pacientët. Sipas tij, mungesa e krijimit të ambienteve të posaçme në rrethe duhet të realizohet menjëherë, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Një tjetër çështje të rëndësishme për të cilën Basha i bën thirrje qeverisë është dërgimi i ushqimeve dhe detergjente për familjet në nevojë dhe ndihmë ekonomike, pasi vetëkarantinimi për ta do të jetë shumë i vështirë.

“Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Është e qartë për të gjithë tashmë se kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre duke minimizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë.

Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Në këtë situatë, qeveria duhe të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjentë familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet ti bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekëve. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni dhe tregojini ato me vërtetësi përfshirë dhe historikun tuaj të udhëtimeve apo kontakteve që keni patur. Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë”, shprehet Lulzim Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.