Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Beteja me koronavirusin/ A do t’i bashkohet ekipit mjekësor? Ish-ministri Tritan Shehu jep përgjigjen e papritur

10:40 / March 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5e6df1d44ef59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i është përgjigjur zërave skeptikë nëse do të ishte pjesë e mjekëve që do të jepnin kontributin e tyre në këto momente të vështira kur Shqipëria është prekur nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Shehu theksoi se betimi i Hipokratit ka qenë dhe është udherrëfyesi i tij.

REAGIMI I PLOTË:

Betimi i Hipokratit ka qene e eshte udherrefyesi im!

Keshtu dua tu pergjigjem disa “papagajve”, qe dje te “shqetesuar” pyesnin a do te shpreh une gadishmerine nepermjet atij “portali” per te dhene ndihmen time ne perballje me kete epidemi te rrezikeshme.

Qe prej periudhes studentore e deri me sot, pavaresisht detyres qe kam pasur si reanimator – anestezist, drejtues i atij sherbimimi, profesor, si njohes i politikave shendetsore etj, asnjehere nuk kam shkeputur lidhjet e bashkepunimin me koleget e specialitetit tim, vendas apo te huaj, por mbi te gjitha asnjehere nuk kam neglizhuar ne ndihmen ndaj cdo kujt, qe ka pasur nevoja shendetesore.

Edhe ne kete periudhe prej janarit, kur rreziku qe po na afrohej ishte i qarte per mua, dhashe alarmin, fola, shkrova, publikova, kerkova masa urgjente pregatitore ne nivelin organizues e mjekues te lidhura me kujdesin paresor, kapacitet laboratorike, karantinizimin modern, domosdoshmerine e forcimit te sistemeve te urgjences, klinikave infektive e pa dyshim sherbimeve te Terapise Intesive, jo thjesht duke kritikuar, por paraqitur dhe alternativa reale.

Fatkeqesisht keto rane ne vesh te shurdher, disa “papagaj” ironizuan, ndonje me akuzoi per “panik”, duke humbur mbi dy muaj shume te cmuara pregatitje ne te gjtha hallkat e “luftes” qe nga parandalimi, kapacitet klinike e deri te masat mbrojtese per personelin shendetsor, i cili eshte shume i cmur jo vetem per kete beteje, por qe fatkeqesisht ne keto vite u la ne mizerje, u kercenua, u diskriminua, per te perfunduar edhe mbas “hekurave”.

Dhe disa pjestare te asaj “orkestre”, pergjegjese per sa po ndodh guxojne te me drejtojne mua te tilla pyetje provokuese sot!

Une jam e do jem ketu, ne bashkepunim e kontakte te aferta me koleget e mi te vijes se para Reanimatoret, me te gjitha dijet e eksperiencen time, jam ketu per te gjithe ata, qe duan te marrin mendimet e mia ne ceshtjet e organizimit e politikave shendetesore, pa asnje dallim ne keto momente te veshtira..

Une jam i bindur qe me vullnet, pune, dije, perkushtim e seriozitet kjo beteje mund te fitohet, rendesi ka me sa me pak humbje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.