Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E pabesueshme, por këta filma e kanë parashikuar koronavirusin

15:04 / March 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inbound1055414702 770x431 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk është për t’u habitur se versioni Hollivudian i pandemive globale shpesh ka dalë në drejtime fantastike, duke drejtuar ushtritë me zombi në filma si “Njeriu Omega”, “Lufta Botërore Z” dhe “Pandemi”.

Një virus fatal i kthen njerëzit në diçka të egër në “Luftën Botërore Z.” Shembujt e hershëm përfshijnë thriller-in e vitit 1971, “Strain Andromeda”, përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili u kthye vazhdimisht tek koncepti, në të cilin përparimet shkencore dhe teknologjike krijuan kërcënime ekzistenciale për njerëzimin.

Përzierja e atyre impulseve brenda zhanrit mund të shihet në dy filma të publikuar në 1995: “12 Monkeys”, një komplot fantastiko-shkencor në lidhje me përdorimin e udhëtimit në kohë për të provuar shkatërrimin e një plage të rrallë, që do të zhdukte pjesën më të madhe të njerëzimit; si dhe “Outbreak”, një film, në të cilin një virus ajror hyn pa dashje në SHBA nga Afrika, duke kërkuar një ekip mjekësh (të udhëhequr nga Dustin Hoffman) , për të garuar kundër kohës, duke u përpjekur për të shpëtuar një qytet ku infeksioni po përhapej.

Vitin e kaluar, rrjeti “National Geographic” transmetoi “The Hot Zone”, një realizim i bazuar në fakte për virusin Ebola në 1989-ën.

“Contagion” lidhet më drejtpërdrejt me rrezikun aktual, duke filluar me atë që ndodhi me një grua (e luajtur nga Gwyneth Paltrow), e cila kthehet në Minesota me një sëmundje të çuditshme pas një udhëtimi në Hong Kong.

Brenda disa ditësh, ajo vdes, duke e lënë burrin (Matt Damon) në një gjendje shoku, para se të tjerët të fillonin të shfaqnin të njëjtat simptoma, pasi sëmundja përhapej në të gjithë botën. Në të tregohen sakrificat dhe përpjekjet që bën mjekësia për të gjetur një vaksinë. Filmi është një paralajmërim i rreptë që tregon me hollësi se si një vendim i gabuar i politikës mund të ketë pasoja fatale që mund të shuajnë të gjithë njerëzimin.

“Contagion” ia vlen të shihet, ose të rishihet për të kujtuar se disa nga tregimet më të frikshme nuk përfshijnë kërcënimet e mbinatyrshme, por ato që i afrohen më shumë realitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marsela Çibukaj bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e fëmijës: Na është mbushur jeta!

18:18 / August 18, 2026

Mbahet gjyqi për vrasjen e Tupac, 30 vjet pas atentatit në Las Vegas

10:48 / August 18, 2026

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

10:07 / August 18, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.