Ka pësuar një rritje drastike numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.
Sipas mediave greke, vetëm ditën e sotme janë shënuar 103 raste, ku 8 prej tyre janë një gjendje të rëndë.
Mësohet se ata ndodhen në terapi intensive në spitale në Athinë, Selanik dhe Petra.
Ndërsa, autoritetet greke të shëndetësisë konfirmojnë se 10 persona kanë marrë fletë-dalje.
Ndërkohë numri i të prekurve në total është 331 dhe i të vdekurve është katër. Viktima e fundit ishte një 53-vjeçar, i cili ishte duke punuar në spitalin e Kastoria, në veri të Greqisë.
